RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden: SHBA ka nevojë për Poloninë po aq sa Polonia ka nevojë për SHBA-në

biden:-shba-ka-nevoje-per-polonine-po-aq-sa-polonia-ka-nevoje-per-shba-ne

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përsëritur në Varshavë mbështetjen e tij për Poloninë, duke deklaruar se të dyja palët përfitojnë nga lidhjet e ngushta, transmeton Anadolu.

“SHBA ka nevojë për Poloninë po aq sa Polonia ka nevojë për SHBA-në”, tha Biden në vizitën e tij në Varshavë, ku takoi homologun e tij polak, Andrzej Duda.

“Siç i thashë presidentit Zelenskyy, ne me krenari mund të themi se mbështetja jonë është e palëkundur”, tha Biden, një ditë pas vizitës së tij të papritur në kryeqytetin Kiev.

“Ka shumë sfida përpara nesh, të cilat do të duhet t’i përballojmë së bashku, por jam i bindur se do t’i kapërcejmë. Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie kritike. Shpresoj se do t’i vazhdojmë ato”, shtoi ai.

Gjatë takimit me presidentin polak, Biden tha se “forcat tona do të qëndrojnë në Poloni” dhe se “për momentin po krijojmë një partneritet të ri strategjik”.

Presidenti amerikan gjithashtu falënderoi polakët për ndihmën e refugjatëve nga Ukraina fqinje dhe theksoi vlerën e marrëdhënieve të ndërsjella.

Duda, nga ana e tij, falënderoi presidentin amerikan për vizitat e tij në Kiev dhe Varshavë.

“Polonia është e sigurt falë pranisë së trupave amerikane dhe të NATO-s”, theksoi Duda.

Ai tha se prania e presidentit amerikan këtë javë në Ukrainë dhe Poloni është një shenjë e qartë e sigurisë dhe një sinjal i përgjegjësisë së SHBA-së për sigurinë e botës dhe Evropës.

“Amerika është në gjendje të ruajë rendin botëror”, tha Duda.

Ai shtoi se vizita e presidentit Biden në Kiev tregon se bota e lirë nuk e ka harruar Ukrainën.

“Ishte një lëvizje spektakolare, jashtëzakonisht strategjike dhe politike, një sinjal politik jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht për Ukrainën, që forcoi moralin e mbrojtësve. Ishte një akt me guxim të madh, për të cilin i jam shumë mirënjohës”, tha Duda.

Gjatë takimit, presidenti polak gjithashtu theksoi se lidhja transatlantike është vendimtare për Evropën.

Related posts

“Më thanë se është e rrezikshme”- Ankohet presidenti Biden: Shërbimi Sekret nuk me lejon të dal në turmat e njerëzve

admin

Ha’masi pas deklaratës së Biden: Progresi i ar’mëpushimit në Ga’za është një iluzion

admin

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 358 e lu’ftës

admin