RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden shprehet i pikëlluar për vrasjen e katër muslimanëve në Albuquerqueu

biden-shprehet-i-pikelluar-per-vrasjen-e-kater-muslimaneve-ne-albuquerqueu

Një apo më shumë persona janë të përfshirë në vrasjet e muslimanëve në Amerikë

Presidenti amerikan Joe Biden i ka dërguar mesazh uniteti bashkësisë muslimane kundër vrasjes së muslimanëve në qytetin Albuquerqueu, në shtetin federal amerikan New Meksiko.

Biden në deklaratën në profilin e tij në Twitter tha se “është i hidhëruar dhe pikëlluar për shkak të vrasjeve të tmerrshme”. Duke theksuar se sulme të tilla të urrejtjes nuk kanë vend të Amerikë, Biden theksoi se fuqishëm mbështet bashkësinë muslimane.

Kyle Hartsock nga drejtoria policore në Albuquerqueu në konferencën e gazetarëve shpalosi informacione për vrasjet që shkaktuan shqetësim tek bashkësia muslimane, dhe deklaroi se vrasësi i muslimanëve të vrarë në nëntë muajt e fundit në qytet mund të jetë i njëjti person ose persona.

Duke theksuar se viktimat ndoshta kanë qenë caku meqë i përkisnin bashkësisë muslimane, Hartsock tha se detektivët dhe hetuesit e departamentit për vrasje besojnë se ekziston mundësi e madhe që personi ose persona të njëjtë kanë kryer këto vrasje në bazë të racës ose besimit.

Ai tha se çdo viktimë muslimane është vrarë në pritë.

“Kjo na tregon se sulmuesi ka pritur në pritë”, tha ai.

Në Albuquerque, 62-vjeçari Mohammad Ahmadi u gjet i vdekur në një parking prapa marketit hallall në nëntor të vitit 2021, ndërsa më 26 korrik, 41-vjeçari Aftab Hussein u qëllua në parkingun e banesës së tij. Më 1 gusht, udhëheqësi studentor 27-vjeçar Muhammad Afzaal Hussain thuhet se u vra gjatë rrugës për në Universitetin e New Mexico-s, dhe së fundmi në Albuquerque, më 6 gusht, u vra një tjetër musliman. /trt

Related posts

Netanyahu dëshiron të rimobilizojë rezervistët e ushtrisë izraelite për operacionin Rafah

admin6

Shkëmbim i ri të burgosurish të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

admin

Kryediplomati turk Fidan diskutoi për Gazën me homologun saudit

admin