RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden: Turqisë duhet t’i shesim dhe t’i modernizojmë avionët F-16

biden:-turqise-duhet-t’i-shesim-dhe-t’i-modernizojme-avionet-f-16

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se duhet t‘i sheshin Türkiye-s (Turqisë) avionët luftarakë F-16 dhe se mund të marrin miratimin nga Kongresi Amerikan për këtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden mbajti një konferencë për shtyp në përfundim të Samitit të NATO-s në Madrid, kryeqytetin e Spanjës.

I pyetur nëse i ka premtuar apo jo presidentit Recep Tayyip Erdoğan lidhur me shitjen e avionëve F-16 ndaj Türkiyes, Biden tha:

“Ajo që i thashë (Presidentit Erdoğan) është e njëjtë me atë që i kam thënë atij në dhjetor. Ne duhet t‘i sheshim Türkiye-s avionët luftarakë F-16 dhe në të njëjtën kohë duhet t’i modernizojmë avionët. Nuk është në interesin tonë të mos e bëjmë këtë. U kam thënë atyre se nuk e kam ndryshuar qëndrimin tim që nga dhjetori. U kam thënë se nuk ka as diçka që kërkohet në këmbim dhe se vetëm duhet t’ua shesim. Ajo që më duhet për ta bërë këtë është miratimi i Kongresit. Mendoj se do ta marrim këtë miratim”.

Related posts

Erdoğan përsërit vendosmërinë për të rindërtuar rajonin e goditur nga tërmeti – VIDEO

rezart morina

Itali, protestuesit u bëjnë thirrje qytetarëve të bojkotojnë produktet izraelite

admin6

Osmani dhe Hovenieri diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në Bratisllavë

rezart morina