RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden viziton Havain menjëherë pasi zjarret vranë të paktën 101 persona

biden-viziton-havain-menjehere-pasi-zjarret-vrane-te-pakten-101-persona

Numri i të vdekurve nga zjarri shkatërrues në ishullin Maui është rritur në 101, njoftoi sot guvernatori i Havait, Josh Green.

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se së shpejti do të udhëtonte në Havai pas zjarrit më vdekjeprurës në SHBA gjatë një shekulli.

“Unë dhe bashkëshortja ime Jill do të udhëtojmë në Havai sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Biden gjatë një fjalimi në Milwaukee, Wisconsin.

Biden do të sigurohet që banorët e Mauit të marrin mbështetjen që u nevojitet.

Presidenti Biden premtoi ndihmën e qeverisë për popullin e Havait dy ditë pasi zjarret shpërthyen, javën e kaluar.

Ai tha gjithashtu se ai i telefonoi Green të martën për të diskutuar rimëkëmbjen e Havait

“Unë e sigurova guvernatorin se Havai do të vazhdojë të ketë gjithçka që i nevojitet nga qeveria federale”, tha Biden në një postim në median sociale.

Zjarret shpërthyen më 8 gusht në disa vende në Mauit dhe ishullin fqinj të Havait, i cili ndan të njëjtin emër me shtetin amerikan.

Qyteti historik bregdetar i Lahaina në Maui, i cili kishte 13 000 banorë para katastrofës, u godit veçanërisht rëndë.

Shumë rrugë atje duken si një zonë lufte. Qendra e Lahainës është shkatërruar plotësisht, ndërsa forcat e emergjencës janë ende në kërkim të personave të zhdukur. /atsh

Related posts

“Një shoqëri në gjendje funerali”/ DW: Muaji i agjërimit mund të ashpërsojnë tensionet në Jeruzalem

admin

VOA: Konfiskimi i pasurive të oligarkut rus për të financuar Ukrainën ndeshet me sfida ligjore

admin

Kërkohet paraburgim për tetë të dyshuarit për vrasjen në Malishevë

rezart morina