Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar urdhërarrest kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, raporton BBC.
GJNP-ja akuzon Putinin për krime lufte në Ukrainë – ndërsa presidenti i SHBA-së, Biden, thotë se lideri rus “ka bërë qartazi këto”.
Pretendimet bazohen në depërtimet e paligjshme të fëmijëve nga Ukraina për në Rusi që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit të kaluar.
Moska ka mohuar kategorikisht këto akuza dhe e ka quajtur si të “egër” lëshimin e urdhërarrestit.
Ka shumë pak gjasa që do të ketë shumë nga ky veprim, pasi GJNP-ka nuk ka kompetenca për arrestimin e një të dyshuari pa pasur bashkëpunim me qeverinë e atij shteti.
Rusia nuk është anëtare e GJNP-së, që do të thotë se gjykata, e vendosur në Hagë, nuk ka autoritet atje. /koha