RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bideni premton lejimin e aborteve në SHBA

bideni-premton-lejimin-e-aborteve-ne-shba

Presidenti amerikan Joe Biden ka parashikuar se të drejtat e riprodhimit do të jenë në qendër të debatit zgjedhor për vitin 2024 dhe ka nisur fushatën, duke premtuar miratimin e ligjeve që mundësojnë abortin.

Bideni dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris kanë treguar se Ligji për abortin do të jetë çështja kryesore e demokratëve në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Është vlerësuar se Bideni dhe demokratët e kanë parë fuqinë e këtij debati: Shumica e amerikanëve dëshirojnë legalizimin e abortit.

Në zgjedhjet e mesmandatit kjo çështje nuk ishte diskutuar shumë, por është një prej shqetësimeve kryesore të votuesve, sidomos në shtetet ku më parë lejohej aborti.

E drejta e abortit është kthyer në një prej shqetësimeve kryesore për shkak se një vit më parë, Gjykata Supreme rrëzoi Ligjin federal që e lejonte abortin në SHBA. /koha

Related posts

Lëshohen 45 ra’keta nga Li’bani drejt qytetit iz’raelit Acre

Muhamet Ramadani

Kryeministri armen: Ka ardhur koha për hapa konkretë në marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë

Muhamet Ramadani

Kina kërkon akses “të papenguar” përmes Ngushticës së Hormuzit, pasi SHBA-ja njoftoi bllokimin e rrugës ujore

Irfan Jahiu