RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bie Blloku B1, Kosova në krizë energjetike gjatë 48 orëve

bie-blloku-b1,-kosova-ne-krize-energjetike-gjate-48-oreve

Viti 2024 nuk po fillon aq mirë sa i përket sektorit të energjisë. KEK-u nuk ka kapacitete të mjaftueshme të prodhimit të rrymës, si pasojë KEDS po detyrohet të importojë mbi 1 milion euro energji në ditë për të mbuluar konsumin.

E gjithë situata është përkeqësuar pas paralajmërimit të KEK-ut për ta ndalë një bllok që prodhon 250 megavatë në orë energji elektrike, rrjedhimisht njësinë B1.

Skender Bucolli, zëdhënës i KEK-ut ka thënë për Indeksonline, njësia B-1 është ndaluar nga operimi medt. 04.01.2024 pas mesnate si pasoj e rritjes së humbjes së ujit, njësia nuk është nominuar nga TC-B për dt. 05.01.2024.

Sot ekspertët e TC-B-së kanë arritur të bëjnë defektazhën ku janë identifikuar disa rrjedhje në kaldajë të cilat pritet të eliminohen deri nesër në mesditë, pastaj njësia do të kthehet në operim”, tha Bucolli.

Sipas KESCO-s, në kohë piku, pritet të importohet gati gjysma e energjisë që do të konsumohet.

“Kemi paraparë të importojmë deri në afro 600 megavatë në orë energji elektrike. Pra, në orën 23:00 të së enjtes parashihet të importohen 598 megavatë energji elektrike. Ne po importojmë një sasi të madhe vetëm që qytetarët të furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike”, tha Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s .

Sipas saj, çmimi, bashkë me transportin e saj kap shifrën e mbi 100 eurove për një megavat, përderisa importi i kontraktuar vetëm për ditën e enjte ka arritur në 1.1 milionë euro.

Related posts

VIDEO/ Pamjet që po bëjnë xhiron në internet, shikoni reagimin e Giorgia Melonit kur takon Emmanuel Macron

admin

Ndahen 240 mijë euro për tekstet shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës – të gjitha vendimet nga mbledhja e Qeverisë

RTI

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, nafta dhe benzina lirohet me nga 2 cent

admin