RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla, Krasniqi dhe Hoxha vizitojnë brezin kufitar në veriun e Kosovës

svecla,-krasniqi-dhe-hoxha-vizitojne-brezin-kufitar-ne-veriun-e-kosoves

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla bashkë me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Departamentit të Kufirit, Fehmi Xhata, sot kanë vizituar brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak, që shtrihet përgjatë Liqenit të Ujmanit.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Policia e Kosovës është në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë është duke i mbrojtur kufijtë.

“Dhe po vazhdon të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Kjo pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme të grupeve kriminale e terroriste të Serbisë, të cilat janë bërë 115 sosh vetëm në veriun e vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Sipas tij, bashkë me ekipin, zyrtarët policor kufitar e të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit biseduam për nevojën e avancimit të kapaciteteve tona në pikat kufitare e në menaxhimin sa më efikas të brezit tonë kufitar.

“Mbështetja ime nuk do të mungojë për Policinë e Kosovës për të garantuar siguri e integritet të Republikës sonë”, ka thënë ai.

Related posts

Kurti: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit nuk është kushtetues pa përmbushjen e afatit 60-ditor

Muhamet Ramadani

Nënshkruhen 3 marrëveshje mes Turqisë dhe Kroacisë

admin

“Akt terrorist!”/ Sot mbahet seanca fillestare për shpërthimin në Ibër-Lepenc në Kosovë

admin