Regjistrimet e makinave të pasagjerëve në BE ranë 14 për qind në bazë vjetore në gjysmën e parë të vitit 2022 pasi pengesat në zinxhirët e furnizimit vazhdojnë të kufizojnë prodhimin e automjeteve, sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Regjistrimet e makinave të reja të pasagjerëve arritën në 4,6 milionë njësi në periudhën janar-qershor, thuhet në deklaratën e ACEA-s.
Të gjitha tregjet kryesore të rajonit shënuan rënie dyshifrore, ku Italia shënoi rënien më të madhe (-22,7 për qind), e ndjekur nga Franca (-16,3 për qind), Gjermania (-11,0 për qind) dhe Spanja (-10,7 për qind).
Në qershor, regjistrimet e makinave të reja shënuan rënie me 15,4 për qind në bazë vjetore në 886.510 njësi, shifra më e ulët rekorde e qershorit.
Gjermania shënoi rënien më të madhe me 18,1 për qind, e ndjekur nga Italia me 15,0 për qind, Franca me 14,2 për qind dhe Spanja me 7,8 për qind.