RTV AHIRETI
Lajme

Bie në nivel rekord interesimi për të studiuar në Juridik, nuk plotësohet as numri

bie-ne-nivel-rekord-interesimi-per-te-studiuar-ne-juridik,-nuk-plotesohet-as-numri

Më 4 korrik, Universiteti i Prishtinës zyrtarisht hapi konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve, në nivelin baçelor.

Në njoftimin zyrtar u bë e ditur se numri i studentëve të rregullt, që do të pranohen këtë vit, do të jetë 5.285.

Vetëm në Fakultetin Juridik ishte paraparë që të regjistroheshin 600 studentë të rregullt, përfshirë dhe komunitetet jo-shumicë, studentët nga Lugina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Mali i Zi.

Megjithatë, interesimi për të ndjekur studimet në këtë degë, sivjet duket të ketë qenë i vogël.

Pavarësisht se ishte paraparë të priste 600 studentë, vetëm 485 aplikues u paraqiten në afatin e parë të aplikimit, shkruan Indeksonline.

Numri i paraparë nuk u plotësua dot, meqë në mesin e aplikuesve pati edhe kandidatë nuk morën asnjë pikë në provimin pranues që ngërthente pyetje nga lëndët për fillet e së drejtës, të drejtën kushtetuese si dhe gjuhë shqipe.

Interesimi për të studiuar këtë degë është zbehur ndër vite.

Rënia e interesimit për të ndjekur studimet në disa degë po ndikohet nga disa faktorë, përfshirë interesit për të studiuar jashtë vendit, për të studiuar në universitete private, apo edhe orientimi drejt degëve teknologjike e sociale.

The post Bie në nivel rekord interesimi për të studiuar në Juridik, nuk plotësohet as numri first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Vala e të nxehtit vazhdon të mbizotërojë në Evropë, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit

RTI

Vjedhja e 200 mijë eurove, reagon Teqja e Gjakovës – kanë qenë pjesë e kursimeve disavjeçare të Shehut

rezart morina

Fo’rcat iz’raelite su’lmuan dy shtëpi në Ga’za, humbën je’tën disa pa’lestinezë

admin