Një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga dritarja e banesës së tij në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se viktima fillimisht ishte gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësorë.
Më pas ishte dërguar në Qendrën emergjente, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Viktima ( M.K.SH 22 vjeçar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tij – i njëjti është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për ti ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante nga stacioni policor i Gjilanit dhe Hetuesit rajonal të policisë së Kosovës”, ka thënë Elshani.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorin e shteti.
Prokurori ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML në Prishtinë.
Rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”.