Shkalla e papunësisë në Eurozonë dhe BE është ulur në 6,4 për qind dhe 5,9 për qind në bazë vjetore në qershor, raporton Eurostat.
Në qershor 2022, normat ishin 6,7 për qind dhe 6,1 për qind, kujton autoriteti statistikor i bllokut prej 27 anëtarësh.
“Eurostati vlerëson se 12,802 milionë njerëz në BE, nga të cilët 10,814 milionë në zonën e euros ishin të papunë në qershor 2023”, shtoi Eurostat në një deklaratë.
Shkalla e papunësisë tek të rinjtë ishte 13,8 për qind në Eurozonë dhe 14,1 për qind në BE.
Normat më të larta u regjistruan në Spanjë me 11,7 për qind, Greqi me 11,1 për qind dhe Suedi dhe Lituani me 7,5 për qind. /trt