RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia do të rrisë dënimet për zjarrvënie dhe ata që shkaktojnë zjarre nga pakujdesia

greqia-do-te-rrise-denimet-per-zjarrvenie-dhe-ata-qe-shkaktojne-zjarre-nga-pakujdesia

Ministri i Krizave dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, Vasilis Kikilias njoftoi se në vend do të rriten dënimet për zjarrvënie dhe ndaj atyre që shkaktojnë zjarre për shkak të pakujdesisë, transmeton Anadolu.

Kikilias, në një deklaratë për televizionin shtetëror grek ERT tha se në korrik janë shfaqur 1.470 zjarre ku 10 prej këtyre janë me përmasa të mëdha.

Ai tërhoqi vëmendjen se krahas rritjes së temperaturave deri në 46 gradë Celsius, zjarret janë rritur bashkë me zjarrvënien dhe pakujdesinë njerëzore si dhe me erërat e fuqishme.

Kikilias theksoi se në emër të luftës kundër zjarreve janë planifikuar masa parandaluese si trajnimi i personelit të policisë, ushtrisë, zjarrfikësve dhe administratave lokale si dhe zbatimin e programeve trajnuese në shkollat fillore, të mesme dhe universitete.

“Dënimet kundër zjarrvënieve të pyjeve do të rriten me dhjetëfishim”, tha Kikilias i cili shtoi se dënimi do të rritet edhe për ata që shkaktojnë zjarr përreth shtëpisë dhe kopshtit të tyre nga pakujdesia.

Related posts

KFOR shton patrullimet në Kosovë: Situata në Veri, e qetë, por e brishtë!

admin

6-vjetori i ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Kurti përkujton figurën e shkrimtarit: Busulla e lirisë për popullin dhe shoqërinë e Kosovës

admin

LDK-ja zyrtarizon Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, teksa partitë finalizojnë ofertat për zgjedhje

admin