RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bien akuzat kundër pr’otestuesve pro-pa’lestinezë në Universitetin e Kolumbisë

bien-akuzat-kunder-pr’otestuesve-pro-pa’lestineze-ne-universitetin-e-kolumbise

Prokurorët e Nju Jorkut hoqën të gjitha akuzat penale kundër shumicës së studentëve dhe aktivistëve të arrestuar prillin e kaluar gjatë pushtimit të ndërtesës së Universitetit Columbia për të protestuar kundër luftës në Gaza.

Nga 46 personat e arrestuar në lidhje me pushtimin e Hamilton Hall, 31 personave u pushuan akuzat dje, të enjten.

Në atë kohë, zyrtarët e universitetit i kishin dhënë policisë dritën jeshile për të hyrë në godinë pasi studentët protestues injoruan paralajmërimet për t’u larguar.

Asnjë nga studentët e arrestuar nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe të gjithë përballeshin me procedim disiplinor.

Të 46 protestuesit, të cilët u arrestuan mbrëmjen e 30 prillit, u akuzuan fillimisht për kundërvajtje të shkallës së tretë. Zyra e Prokurorit të Qarkut në Manhatan i tha një gjykate të enjten se do të heqë akuzat kundër 31 protestuesve, duke përmendur “diskrecionin e prokurorisë dhe mungesën e provave”.

Prokurorët u thanë gjithashtu 14 të tjerëve se rastet e tyre do të pushoheshin nëse shmangnin arrestimin në gjashtë muajt e ardhshëm. Të pandehurit e refuzuan këtë kërkesë dhe do të kthehen të gjithë në gjykatë më 25 korrik. /abcnews

Related posts

Polonia kërkon shkarkimin nga detyra të 50 ambasadorëve të emëruar nga ish-qeveria e djathtë, Tusk: Nuk është “hakmarrje” ndaj paraardhësve

admin

Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit në Liban! Çfarë janë pagerët dhe pse i përdor Hezbollahu?

admin

Azia “digjet” nga temperaturat ekstreme, ekspertët në alarm

admin