RTV AHIRETI
Kuzhinë

Biftek në piper

biftek-ne-piper

Një pjatë e mrekullueshme, që të gjithë do ta pëlqejnë, edhe nëse nuk e kanë provuar më parë.

Përbërësit:

– 0,500 g biftek viçi,
– 0,010 g mustardë (senf),
– 0,020 g piper të gjelbër,
– 0,020 l verë të bardhë,
– 0,050 g gjalpë,
– 0,100 g krem të rrahur për zierje,
– 0,200 g bizele,
– 0,050 thelpinj hudhre,
– 0,100 g qepë,
– 0,100 g portokall,
– 0,020 g xhenxhefil.

Përgatitja:

Fërgojeni biftekun nga të dy anët, para se të përfundoni fërgimin lyeni me mustardë dhe fërgojeni nga të gjitha anët edhe një minutë.

Piperin e zi qiteni në vaj dhe fërgojeni, shtoni verën e bardhë dhe prisni që të avullojë pothuajse e tëra, pastaj shtoni një katror gjalpë dhe në fund pak krem për zierje që të përftohet salcë mesatarisht e dendur dhe qitjani sipër biftekut.

Për shtojcë bëni pure nga bizelja. Zihet bizelja me pak thelpinj dhe me qepë.

Pastaj të gjitha i pasoni dhe për shtojcë gërryeni pak lëvore portokalli.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Biftek në piper appeared first on Telegrafi.

Related posts

Trahana me hithra

admin

Palëpeta me puding, veçanërisht të parezistueshme

Muhamet Ramadani

Akullore shtëpiake nga banania

Muhamet Ramadani