RTV AHIRETI
FeaturedFejaKosovëKulturëLajmeLajmet

BIK: Myftiu Tërnava hyri në brendësi të Qabesë

bik:-myftiu-ternava-hyri-ne-brendesi-te-qabese

Myftiu Naim Tërnava, mbrëmë pas mesnatës ka hyrë në brendësi të Qabesë në Mekë.

Ky lajm është bërë i ditur nga njoftimi i BIK-ut në Facebook, ku thuhet se Tërnava ishte në mesin e personaliteteve të përzgjedhura për të hyrë brenda Qabesë.

“Krerët e disa delegacioneve të përzgjedhura pjesëmarrës me ftesë të ministrit të Haxhit, z. Tevfik Rebiah, në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite, mbrëmë pas mesnatës vizituan Mekën e shenjtë ku iu ofrua mundësia ta vizitojnë edhe Xhaminë e Shenjtë, Qabenë. Në mesin e këtyre delegacioneve të përzgjedhura ishte edhe Myfitu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ku në një ambient imanor i mbushur me mallëngjim dhe përulje ndaj Krijuesit Suprem, Allahut xh.sh., u privilegjuan dhe hynë në brendësinë e Qabesë së nderuar. Aty falen dy rekate namaz nafile, si dhe iu lutën Allahut xh.sh. për mëshirë, mbarësi dhe mirësi për gjithë globin”, thuhet në njoftim.

Related posts

Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë

admin

Koalicioni i Majtë merr shumicën në Francë, lideri i Frontit Popullor: Në shpëtuam Republikën, jemi gati të qeverisim

admin

Duroi 326 ditë në robëri, ushtria izraelite shpëton një peng që u rrëmbye nga Hamasi

admin