RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bilanc lufte, 20 mijë viktima nga armët në Shtetet e Bashkuara

bilanc-lufte,-20-mije-viktima-nga-armet-ne-shtetet-e-bashkuara

Sulmet me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara vijojnë të marrin jetë njerëzish nga dita në ditë, aq sa shumë organizata e krahasojnë numrin e viktimave, si një bilanc të vërtetë lufte.

Në raportin e tij më të fundit, Arkivi i Dhunës me Armë bën me dije se që nga fillimi i vitit rreth se 20 mijë persona kanë humbur jetën në ngjarje ku janë përdorur armë zjarri.

Të dhënat tregojnë se incidentet e lidhura me armë janë shkaktare të 19,808 raste vdekje dhe 16,897 të plagosurish në SHBA gjatë 2023.

Raporti zbulon se deri në këto momente ka pasur 311 raste të shtënash masive, ku përfshihen incidente me katër ose më shumë viktima të qëlluara ose të vrarë, me përjashtim të autorit.

Shtetet e Bashkuara, ndonëse ka më pak se 5% të numrit të popullsisë së botë, shënon nivelin më të lartë të armatosjes së civilëve. /syri

Related posts

Hamasi thotë se 15 ushtarë izraelitë u vranë në përleshjet në qytetin e Gazës

admin6

Cikloni ”Mocha” merr jetën e të paktën 400 personave – VIDEO

rezart morina

Zgjedhjet për në Parlamentin Europian, Emma Bonino: Ja pse mbështes kandidaturën e shqiptarit Muharrem Salihut për eurodeputet

admin