RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Petteri Orpo miratohet si kryeministër i Finlandës nga parlamenti

petteri-orpo-miratohet-si-kryeminister-i-finlandes-nga-parlamenti

Parlamenti finlandez zgjodhi kryeministër Petteri Orpon, kreun e Partisë së Koalicionit Kombëtar, e cila zhvilloi negociatat për koalicion pasi fitoi zgjedhjet e përgjithshme, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Parlamenti finlandez, theksohet se Orpo u zgjodh kryeministër me 107 vota pro dhe 81 kundër.

Sipas procedurës, rezultati i votimit do të dërgohet te presidenti Sauli Niinistö.

Në deklaratë, ku theksohet se Orpo shërben si deputet që nga viti 2007, thuhet: “Orpo ka qenë kryetar i Partisë së Koalicionit Kombëtar që nga viti 2016. Presidenti Sauli Niinistö sot do të emërojë kryeministrin dhe qeverinë e re”.

Në Finlandë, qeveria e re do të ketë gjithsej 19 ministra, 8 nga Partia e Koalicionit Kombëtar, 7 nga Partia Finns, dhe 4 nga Partia Popullore Suedeze dhe Partia Kristian-Demokrate.

Related posts

Ekstremisti Luigj Marku nga Lezha shpallet në kërkim ndërkombëtar

admin

Blinken bisedë me ministrat e jashtëm të G7-ës: Irani mund të sulmojë Iz’raelin brenda 24-48 orëve

admin

Inteligjenca ruse akuzon Francën se po kërkon mënyra për t’u përfshirë në konfliktin në Ukrainë

admin