RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bisedimet bërthamore SHBA-Iran në Gjenevë ishin “pozitive”

bisedimet-berthamore-shba-iran-ne-gjeneve-ishin-“pozitive”

Sipas një zyrtari amerikan, të cituar nga mediat, bisedimet bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit në Gjenevë të Zvicrës ishin “pozitive”, transmeton Anadolu

Siç raporton Axios, zyrtari nuk dha detaje shtesë nga takimi midis përfaqësuesve të Iranit dhe SHBA-së në bisedime.

Raporti vjen pasi i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, zhvilluan bisedime në Gjenevë me ministrin iranian të Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi.

“Pala amerikane ishte e zhgënjyer nga qëndrimet iraniane gjatë seancës së paradites”, tha Axios, duke cituar një burim të njohur me bisedimet.

Pas përfundimit të takimeve, ministri i Punëve të Jashtme i Omanit, Badr al-Busaidi, raportoi për “përparim të rëndësishëm” në negociatat mes Teheranit dhe Washingtonit.

Related posts

“BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa ne për të”, Rama: Nga fjalët, duhet të shohim vepra premtuese

admin

Një “xhihadist” si ky që bën me turp çdo të krishter që jeton me nder

admin

Irani dhe Omani, bashkë përballë Trump-it

Kushtrim Guraj