Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi si dhe homologu i tij nga Serbia Petar Petkoviq, do takohen sot në Bruksel.
Është bërë e ditur se ky takim ka për qëllim për të „çuar përpara gjithçka që u dakordua në Ohër si dhe për të filluar hapat e ardhshëm drejt zbatimit” të marrëveshjeve.
Ky takim do jetë i pari pas takimit të Ohrit ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq u dakorduan për planin e zbatimit të marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit të raporteve të dy vendeve.
Të hënën, më 28 mars, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se ky takim do të organizohet me ftesë të ndërmjetësuesit të dialogut, Miroslav Lajçak.