RTV AHIRETI
Lajme

Bislimi ia nënvizon Lajçakut se hapja e urës së Ibrit duhet të bëhet pa vonesa

bislimi-ia-nenvizon-lajcakut-se-hapja-e-ures-se-ibrit-duhet-te-behet-pa-vonesa

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, të cilit, siç thuhet në një komunikatë për media, ia ka nënvizuar se hapja e urës së Ibrit duhet të bëhet pa vonesa.

Sipas njoftimit zyrtar, Bislimi dhe Lajcak kanë biseduar për tri tema kryesore, dakordimin dhe përgatitjet për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve, zhvillimet rreth hapjes së urës kryesore të Mitrovicës mbi lumin Ibër dhe planin e sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit.

“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se hapja e urës kryesore të Mitrovicës mbi Ibër është çështje e trajtuar dhe dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese dhe konkluzioneve të vet raportit të Komisionit Evropian të vitit 2020, që vlerëson se punimet në urë kanë përfunduar dhe ajo duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme”.

“Ai nënvizoi se Qeveria së Republikës së Kosovës në vazhdimësi është angazhuar si palë konstruktive në dialog. Si e tillë ajo mbetet e përkushtuar për zbatim të plotë e të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit dhe e bindur që nënshkrimi i saj është garanca e duhur dhe nevojshme për zbatimin e plotë nga Serbia dhe llogaridhënien për shkeljet e vazhdueshme prej saj”, thuhet në komunikatë.

The post Bislimi ia nënvizon Lajçakut se hapja e urës së Ibrit duhet të bëhet pa vonesa first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Nga sot qytetarët do të paguajnë 17.7 euro për rikyçje në rrjet të KEDS-it

RTI

Britania gjobit TikTok-un për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve

admin

Irani, akuza Perëndimit për luftë në Gaza: Nuk përmbushën detyrat e tyre

admin