RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bislimi në Hungari flet për synimet e Kosovës në procesin e integrimit evropian

bislimi-ne-hungari-flet-per-synimet-e-kosoves-ne-procesin-e-integrimit-evropian

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një ligjërate në Institutin Hungarez të Çështjeve Ndërkombëtare (HIIA), ka folur për synimet e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Bislimi ka përmendur aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe rëndësinë e anë.

Ai tha se zhvillimi që ka njohur vendi ynë ka ardhur përtej barrierave me të cilat jemi përballur, dhe se eliminimi i tyre zgjeron mundësitë, kapacitetet e potencialin tonë për avancim të mëtejshëm demokratik.

“Më tej, ai theksoi se është e rëndësishme të sigurohemi që kjo rritje ekonomike të jetë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Përmendi edhe arritjen e liberalizimit të vizave, aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor 2022, si dhe synimet e objektivat e vendit në procesin e integrimit evropian në prag edhe të Presidencës së ardhshme të Këshillit të BE-së nga Hungaria, rëndësinë e zgjerimit dhe Planit të Rritjes të BE-së, punën e përpjekjet tona në këtë drejtim si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Bislimi thuhet në komunikatë.

Related posts

Familjarët e të pagjeturve nuk presin rezultate nga dakordimi në Ohër

admin

Kurti: Sot imazhi i Kosovës në botë është më i miri prej se e kemi shpallur pavarësinë

rezart morina

Zelensky: Kanë tentuar gjashtë herë të më vrasin

admin6