RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bislimi për ndalimin e udhëtarëve: Kjo është përgjigja dhe hipokrizia e Serbisë

bislimi-per-ndalimin-e-udhetareve:-kjo-eshte-pergjigja-dhe-hipokrizia-e-serbise

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka reaguar pasi që autoritetet serbe kanë bllokuar mbi 300 ushtarë kosovarë në kufirin Kroaci-Serbi.

Bislimi ka thënë se ky veprim ka ardhur pas votimit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës pro anëtarësimit të Kosovës.

Siç tha ai ky votim “fatkeqësisht ndezi gjuhën e urrejtjes nga politikanët serbë, por edhe veprime të drejtpërdrejta kundër qytetarëve tanë”.

“Progresi i Kosovës, zhvillimi ekonomik dhe demokracia e pastër, kulmuan me avancimin e djeshëm drejt anëtarësimit në @coe . Ky lajm i mrekullueshëm, fatkeqësisht ndezi gjuhën e urrejtjes nga politikanët serbë, por edhe veprime të drejtpërdrejta kundër qytetarëve tanë. Qindra prej tyre, gra e fëmijë, tashmë prej më shumë se 13 orësh, mbahen peng nga pala serbe, në kufirin me Kroacinë. Qytetarët tanë po merren në pyetje, u janë konfiskuar dokumentet personale dhe kanë mbetur pa ushqime dhe pa ilaçe”, ka thënë ai.

Tutje, ai tha se për situatën e kam njoftuar edhe përfaqësuesi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Kjo është përgjigja dhe hipokrizia e Serbisë ndaj respektimit të të drejtave të njeriut që vjen nga një vend që aktualisht është anëtar i KiE. Një akt i tillë dëshmon edhe një herë rënien demokratike dhe politikën e vazhdueshme të tyre të agresionit”, tha ai.

Tutje, ai ka thënë se ne nuk do të tërhiqemi kundër veprimeve ngacmuese nga Serbia, e cila siç tha ai po dëshmon edhe një herë se nuk është e përkushtuar ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe normalizimit.

“Ata flasin për të drejtat e njeriut, por po i pastrojnë etnikisht shqiptarët me mjete administrative në Luginën e Preshevës, i bllokojnë qytetarët në kufi për shkak të përkatësisë së tyre etnike dhe politikani opozitar Nikola Sanduloviq rrihet dhe ndiqet penalisht për shprehjen e pikëpamjeve të veta. Kosova është një vend i pavarur, sovran dhe demokratik. Ne nuk do të tërhiqemi kundër veprimeve ngacmuese nga Serbia, e cila po dëshmon edhe një herë se nuk është e përkushtuar ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe normalizimit. Siç tha Vulin: Serbia nuk bën pjesë as në CoE dhe BE”, ka shkruar Bislimi në X.

Related posts

Reshjet shkaktojnë përmbytje në disa zona në Shqipëri

admin

“Shërbyes i përkushtuar publik”- NATO-ja emëron përfaqësuesin e saj në Ukrainë

admin

Shkeli urdhrin për të dëshmuar për sulmin ndaj Kapitolit, ish-këshilltari i presidentit Trump nis vuajtjen e dënimit me burg

admin