RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Reshjet shkaktojnë përmbytje në disa zona në Shqipëri

reshjet-shkaktojne-permbytje-ne-disa-zona-ne-shqiperi

Që nga orët e vona të së shtunës, Shqipëria është përfshirë nga reshje të shumta shiu, ku për pasojë ka pëmbytje në disa qarqe, kryesisht në zonat veriore.

Situata paraqitet më e vështirë në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, por probleme ka edhe në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha në një deklaratë për media më 20 nëntor, se deri tani janë evakuar dy familje në zonën e Malësisë së Madhe, ndërsa në Shkodër ka edhe mungesë të energjsë elektrike për shkak të problemeve që kanë shkaktuar reshjet e dendura. Në këtë qark është regjistruar edhe sasia më e madhe e reshjeve, prej 190 milimetër shi.

Pas kësaj situate është mbledhur Komiteti i Mbrojtjes Civile për të përcaktuar planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për të menaxhuar situatën në vazhdim, pasi metereologët kanë parashikuar se reshjet do të vijojnë të jenë prezente në gjithë territorin e vendit.

Lumejtë Drin, Buna, Kiri etj janë afër kuotës maksimale, por deri tani nuk kanë dalë nga shtrati. Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje Bashkive që të marrin masa.
Deri tani nuk ka një bilanc se sa është numri i banesave të përmbytura apo sa është sipërfaqja e tokës nën ujë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se reshjet e shiut me intensitet të lartë në të gjithë vendin, kanë shkaktuar edhe rënie të gurëve dhe inerteve në disa akse rrugore, si; Bajram Curri-Valbonë, Hani Hotit-Tamarë, Vlorë-Orikum. /rel

Related posts

BE pret rritje të numrit të refugjatëve në të ardhmen

admin

Biden falënderon Erdoğan-in për përpjekjet e tij për korridorin e drithit

admin

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridona Ademajt

admin