RTV AHIRETI
Lajme

Bislimi: Serbia të përballet me të kaluarën e të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë

bislimi:-serbia-te-perballet-me-te-kaluaren-e-te-mbahet-pergjegjese-per-gjenocidin-ne-kosove

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe Andin Hoti e Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Në takim është theksuar rëndësia e ndërkombëtarizimit të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, për të cilën u tha se “organizatat mund të mbështeten plotësisht në përkrahjen e Qeverisë, si dhe u nënvizua domosdoshmëria për zbardhjen e krimeve, masakrave dhe planeve të strukturuara të Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës e vënia para drejtësisë e përgjegjësve të krimeve”.

Në takim u potencua se Serbia, tashmë e njohur ndërkombëtarisht si shtet gjenocidal, duhet të përballet me të kaluarën dhe të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë.

“Republika e Kosovës vijon në përpjekjet e saj të pareshtura institucionale në këtë drejtim, por i cili fatkeqësisht përballet me mosgatishmëri, mohim dhe hezitim nga autoritetet serbe për zbardhjen e tyre. Serbia, tashmë e njohur ndërkombëtarisht si shtet gjenocidal, duhet të përballet me të kaluarën dhe të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

The post Bislimi: Serbia të përballet me të kaluarën e të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

India u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Libani

admin

Mijëra njerëz i bashkohen tubimit masiv antiqeveritar në Gjeorgji

admin

Qeveria në Gaza: Ushtria izraelite shënjestroi 30 mijë persona në qendrat e strehimit në Khan Younis

rezart morina