RTV AHIRETI
Lajme

Bislimi takon Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Evropën: Serbia ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën

bislimi-takon-ndihmes-sekretarin-e-pergjithshem-te-okb-se-per-evropen:-serbia-ka-48-baza-operacionale-perreth-kufirit-me-kosoven

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jença.

Në njoftimin për media thuhet se Bislimi e njoftoi atë me situatën në vend e rajon, objektivat e Qeverisë dhe të arriturat në tri vitet e fundit.

“Sipas të dhënave më të fundit dhe nga ASK-ja, tremujori i parë i këtij viti ka shënuar rritje ekonomike në nivelin 5.62%. Edhe projeksionet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitet e ardhshme, si dhe rankimet ndërkombëtare të Kosovës në shumë fusha, qëndrojnë si dëshmi e progresit të vendit tonë”, citohet të ketë thënë Bislimi.

Ai shtoi se rritja e BPV-së, rritja e punësimit, sundimi i ligjit, integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, janë synime qenësore për Qeverinë.

Në vijim, u diskutua dhe mbi procesin e dialogut, ku zëvendëskryeministri e njoftoi Ndihmës Sekretarin Jença me zhvillimet e fundit, duke shprehur konstruktivitetin dhe angazhimin e vazhdueshëm të palës sonë në këtë proces, i cili sipas tij, fatkeqësisht është përballur me destruktivitetin dhe mungesën e vullnetit e gatishmërisë për hapa tutje e zbatim të marrëveshjeve nga ana e palës tjetër.

Në njoftim tutje thuhet se mbi qasjen destruktive dhe kërcënimin e vazhdueshëm që Serbia paraqet për Kosovën, zëvendëskryeministri rikujtoi se, fqinji ynë verior ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën, në vazhdimësi mban ushtrime e stërvitje të mëdha ushtarake pak kilometra larg kufirit me shtetin tonë dhe fluturon avionët luftarakë MIG 29 përreth kufirit.

Ndryshe, Ndihmës Sekretari Jença po zhvillon një tur ballkanik, ndalesë e radhës e së cilës është Kosova,  ku do të qëndrojë në një vizitë dyditore. /Telegrafi/

The post Bislimi takon Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Evropën: Serbia ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Papa Françesku: Prishja e pauzës humanitare në Gaza është trishtuese

rezart morina

Policia realizon kontrolle në motelet e Mitrovicës, arreston tre burra e një vajzë

admin

Rusia dhe Koreja e Veriut do të rifillojnë shërbimin e trenave të pasagjerëve në korrik

admin