RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bislimi udhëton në Bruksel, nesër pritet takim me Petkoviqin

bislimi-udheton-ne-bruksel,-neser-pritet-takim-me-petkoviqin

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër në Bruksel pritet të takohet me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, në kuadër të rundin të ri të dialogut.

Mbajtjen e takimit të ri e ka konfirmuar për RTK-në, zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Fillimisht palët do të mbajnë takime të ndara, derisa emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të përpiqet të organizojë një takim trilateral.

“Mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivelin e kryenegociatorëve do të jetë nesër në Bruksel. Rendi i ditës është mjaft i qartë. Është rruga përpara në zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord. Dhe sigurisht, diskutimi për çështjet që po ndikojnë në normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.

Derisa Bislimi sot ka udhëtuar drejt kryeqendrës evropiane.

Kjo u bë e ditur nga Zyra për Komunikim në Qeverinë e Kosovës.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit. Atje, ditën e nesërme, ai do të marrë pjesë në takimet e radhës të parapara në kuadër të procesit të dialogut”, u tha në njoftim.

Mbajtja e këtij takimi ishte e pasigurt në fund të javës së shkuar meqë kishte mospajtime rreth agjendës së diskutimeve.

Related posts

12 të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit

Kushtrim Guraj

Nga hero në “kasap”: ç’ndodhi me shefin e ushtrisë ukrainase?

RTI

Protestë kundër ICE në Minneapolis, dëbohet influenceri i ekstremit të djathtë Jake Lang

Muhamet Ramadani