RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bislimi udhëton për Hungari, do të marrë pjesë në nënshkrimin e një marrëveshje

bislimi-udheton-per-hungari,-do-te-marre-pjese-ne-nenshkrimin-e-nje-marreveshje

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Hungari.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë qëndrimit dy ditor në Budapest, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Universitetit të Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ludovika.

Në këtë vizitë, ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi pritet të takohet edhe me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë, Peter Szijjarto si dhe me ministrin për Çështje të BE-së, Janos Boka.

Related posts

Sveçla takon kryetarin e Leposaviqit

Muhamet Ramadani

Mishi i importuar nga Rumania me bakterin Salmonella, AUV-i del me njoftim të rëndësishëm

Muhamet Ramadani

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: I kërkova Netanyahut të vazhdojnë negociatat me Iranin

admin