RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Blair i shkruan Kurtit: E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme

blair-i-shkruan-kurtit:-e-ardhmja-e-kombit-te-bukur-te-kosoves-eshte-e-ndritshme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka postuar në platformën “X” letrën e mikut të Kosovës Tony Blair drejtuar atij, pas vizitës që e pati në vendin tonë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Duke përmbyllur një javë historike për vendin tonë, festimin e 25-vjetorit të çlirimit dhe paqes sonë, doja të falënderoja të gjithë për fjalët e tyre kuptimplota dhe të ndaja një mesazh nga një prej miqve të dashur të vendit tonë, kryeministrit Tony Blair: ‘E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme’”, shkroi Kurti në postimin e tij, krahas fotografisë së letrës së Blair, e cila është si vijon:

I dashur Albin,

Doja t’ju falënderoja shumë për kohën tuaj dje. Ishte kënaqësi të takohesha me ju gjatë vizitës sime në Kosovë gjatë kësaj jave historike dhe isha shumë i lumtur që mora dhuratën e çmuar.

Ishte një nder i vërtetë të vizitoja Kosovën për të shënuar rastin e rëndësishëm të Çlirimit. Miqësia e popullit të Kosovës ka rëndësi të madhe për mua. E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme dhe mezi pres të kthehem sërish një ditë.

Mezi pres të takohemi përsëri së shpejti.

Related posts

Turqi, shpëtohen 80 emigrantë të parregullt të shtyrë prapa nga njësitë greke

admin

Analiza e Financial Times: NATO duhet të reagojë ndaj marrëveshjes Erdogan-Putin për termocentralin bërthamor

admin

Japonia i kërkon Izraelit të ndërpresë menjëherë veprimet që dëmtojnë zgjidhjen me dy shtete

admin