Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken tha se ishte i trishtuar kur pa drejtpërdrejt shkatërrimin e tërmetit në Turqi, transmeton Anadolu.
Sekretari Blinken dha një deklaratë përmes Twitter-it pas inspektimeve nga ajri në rajonin e tërmetit me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
“Më trishtoi thellësisht kur pashë drejtpërdrejt shkatërrimin e tërmetit në Turqi”, deklaroi Blinken duke shtuar se SHBA-ja është e vendosur të bëjë çdo gjë që mundet për punimet e kërkimit dhe ndihmës.
Çavuşoğlu dhe Blinken ishin nisur drejt qytetit Hatay për të kryer inspektime në rajonet e prekura nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş.
Ministri Çavuşoğlu e priti sekretarin Blinken i cili mbërriti në Komandën e Bazës së 10-të të Tankerëve në İncirlik në qytetin e Adana-s.
❝Profoundly saddened to see firsthand the devastation of the earthquakes in Türkiye❞
US Secretary of State Antony Blinken visits earthquake-hit region along with Turkish Foreign Minister Mevlut Cavusoglu https://t.co/nlFBbg6I7c pic.twitter.com/Hkg7o6sb0x
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) February 19, 2023