RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken në bisedën me Netanyahun thekson “zgjidhjen me dy shtete” për çështjen palestineze

blinken-ne-biseden-me-netanyahun-thekson-“zgjidhjen-me-dy-shtete”-per-ceshtjen-palestineze

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken gjatë një bisede me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu ka vënë theksin mbi “zgjidhjen me dy shtete” lidhur me çështjen palestineze, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price në një deklaratë me shkrim tha se Blinken në bisedën e tij telefonike me Netanyahu-n ka rikujtuar “zgjidhjen me dy shtete” të SHBA-së lidhur me mosmarrëveshjen Palestinë-Izrael.

“Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti mbështetjen tonë për një zgjidhje me dy shtete të negociuar dhe kundërshtimin tonë ndaj politikave që rrezikojnë zbatimin e saj”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se “Sekretari ka nënvizuar se izraelitët dhe palestinezët duhet të ndërmarrin hapa që të rindërtojnë qetësinë dhe ka vënë theksin mbi kundërshtimin tonë të fuqishëm kundër masave të njëanshme që do të përshkallëzojnë më tej tensionet”.

Në bisedën Blinken-Netanyahu është diskutuar më gjerësisht për problemet rajonale, përfshirë kërcënimet e shkaktuara nga Irani” si dhe u nënvizua “angazhimi i fortë” i SHBA-së për sigurinë e Izraelit”.

Related posts

Ministri i Punëve të Jashtme i BeH-së vizitë në Shqipëri

Muhamet Ramadani

A mund të lidhet heqja e masave me Asociacionin, deputeti i VV-së: Nga BE mund të presim çdo gjë

admin

Gaza: Arrihet armëpushimi në mes të Izraelit dhe Xhihadit Islamik

admin