RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken: SHBA mbështet bisedimet e paqes Azerbajxhan-Armeni

blinken:-shba-mbeshtet-bisedimet-e-paqes-azerbajxhan-armeni

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken ka diskutuar me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan për negociatat mes dy vendeve, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matt Miller tha se Blinken ka biseduar me liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Në dy deklarata të ndara, Miller theksoi se Blinken që të dy liderëve u ka theksuar rëndësinë e bisedimeve të paqes Azerbajxhan-Armeni dhe ka përsëritur premtimin e SHBA-së për mbështetje.

“Blinken ka ndarë besimin se paqja është e mundur. Ai ka shprehur shqetësimin e thellë që kanë se krijimi i një pike kontrolli në korridorin Laçin dobëson përpjekjet për ndërtimin e besimit në procesin e paqes dhe ka vënë theksin mbi rëndësinë e rihapjes së korridorit Laçin për automjetet tregtare dhe private sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Miller lidhur me bisedën e zhvilluar me Aliyev.

Ndërsa në lidhje me bisedën e zhvilluar me Pashinyan, zëdhënësi Miller tha: “Blinken ka përsëritur se dialogu i drejtpërdrejtë dhe diplomacia janë rruga e vetme për të siguruar paqe të përhershme në Kaukazin Jugor. Ai shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e kryeministrit në procesin e paqes”.

Related posts

Shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike: Alpet humbën sasi të madhe akulli në 2022 se kurrë më parë

admin

Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave! Sa shanse ka që të fitojë?!

admin

“Jep dorëheqjen, ne nuk frikësohemi”- Mijëra njerëz protestojnë në Budapest kundër kryeministrit Viktor Orban

admin