RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken: Turqia“duhet t’i marrë” avionët luftarakë F-16

blinken:-turqia“duhet-t’i-marre”-avionet-luftarake-f-16

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, ka deklaruar se Turqia “duhet t’i marrë” avionët luftarakë F-16 dhe pajisjet e modernizimit, transmeton Anadolu.

Duke dëshmuar para Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Blinken u pyet lidhur me shitjen e avionëve F-16 në Turqi dhe hapat që po ndërmerr administrata e presidentit Joe Biden për të “garantuar që armët amerikane të mos përdoren për të kërcënuar aleatët dhe partnerët”.

“Ne besojmë se Turqia duhet t’i marrë avionët F-16 të përmirësuar dhe paketën e modernizimit për avionët F-16 ekzistues. Ne mendojmë se është e rëndësishme për NATO-n, për aleancën”, tha Blinken.

Ai po ashtu theksoi se në të njëjtën kohë po “punojnë me kujdes dhe këmbëngulje” për të siguruar që çdo tension që ekziston midis aleatëve të NATO-s, gjegjësisht Greqisë dhe Turqisë, të pakësohet dhe që ata të mos angazhohen në “veprime apo retorikë që do të irritojnë situatën”.

“Fokusi i përpjekjeve tona, qoftë me Turqinë, qoftë me Greqinë, qoftë me ndonjë aleat tjetër të NATO-s, është të sigurohemi që ata të kenë pajisjet dhe teknologjinë të cilat u nevojiten për të qenë plotësisht të ndër-veprueshme. Në të njëjtën kohë, sigurisë, duke u siguruar që për aq sa ka ndonjë mosmarrëveshje midis tyre, çdo pajisje ose teknologji që ne ofrojmë të mos përdoret për t’i çuar përpara ato dallime për ato mosmarrëveshje”, tha Blinken.

Ankaraja dhe Washingtoni negociuan shitjen e 40 avionëve të rinj F-16 dhe 79 pajisjeve të modernizimit. Proecesi është në pritje të miratimit të Kongresit të SHBA-së.

Related posts

Kurti në Gjermani takon presidenten e BERZH-it, flasin për investime e vende të reja pune

rezart morina

Irani mirëpret përpjekjet diplomatike për marrëveshjen bërthamore

admin

Blinken uron Kosovën: Inkurajojmë zbatimin e zotimeve

admin