RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti në Gjermani takon presidenten e BERZH-it, flasin për investime e vende të reja pune

kurti-ne-gjermani-takon-presidenten-e-berzh-it,-flasin-per-investime-e-vende-te-reja-pune

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Kurti takimin e parë atje e ka zhvilluar me presidenten e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud.

Ai tha se Kosova është duke ndërmarrë një seri investimesh në infrastrukturë me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe nxitjes së rritjes ekonomike.

“Kosova po ndërmerr një seri investimesh infrastrukturore dhe të synuara që do të krijojnë vende të reja pune dhe do të shtyjnë rritjen tonë ekonomike. Në ditën time të parë jam takuar me presidenten e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud në Konferencën e Sigurisë në Mynih. E falënderova për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe për plane për bashkëpunim në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në një postim në Twitter.

Related posts

Indi: Vritet Imami pasi turma hinduse sulmoi xhaminë në Gurugram

Muhamet Ramadani

Publikohet raporti i MSH-së: Gati 1200 raste të reja me COVID-19

admin

Të paktën 96 të vrarë në Iran brenda një dite, thotë një organizatë për të drejtat e njeriut

RTI