RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Blinken uron Kosovën: Inkurajojmë zbatimin e zotimeve

blinken-uron-kosoven:-inkurajojme-zbatimin-e-zotimeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e Pavarësisë.

Blinken ka thënë se SHBA-ja e vlerëson partneritetin e qëndrueshëm dhe miqësinë mes njerëzve. Ai ka përsëritur mesazhin e presidentit Joe Biden për Kosovën që dha një ditë më parë.

“Ndërsa vazhdoni të bëni përparim në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e sundimit të ligjit, ne do të vazhdojmë të mbështesim një Kosovë multietnike që avancon një rajon më të sigurt dhe më të begatë. Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Kosovën që të zbatojë zotimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, në rrugën drejt njohjes së ndërsjellë në fund”, ka shkruar Blinken në urim.

Blinken ka theksuar tutje se SHBA-ja beson në të ardhmen e Kosovës në institucionet euroatlantike.

Ndërsa, ka shtuar se mbështet aspiratat e përcaktuara sipas Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës për të “kontribuuar në stabilitetin e rajonit dhe Evropës duke krijuar marrëdhënie të mira fqinjësore”.

“Urime mikut, partnerit dhe aleatit tonë përvjetorin e Pavarësisë”, thuhet në fund.

Ushtria e Ukrainës ka thënë se ka tërhequr trupat e saj nga Avdiivka.

Komandanti Oleksandr Syrskyi ka thënë se ka vepruar “për të shmangur rrethimin dhe për të ruajtur jetët dhe shëndetin e personelit”.

Related posts

Palestinezi në grevë urie për 160 ditë,  transferohet në spital pasi i përkeqësohet shëndeti

admin

Pavarësisht kufizimeve izraelite, 45 mijë palestinezë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa

rezart morina

Pakistani kryen me sukses lëshimin trajnues të ra’ketës ba’listike tokë-tokë Shaheen II

rezart morina