RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Për herë të parë, pas 16 vjetëve mbahet seancë solemne në Kuvendin Komunal në Mitrovicë të Veriut

per-here-te-pare,-pas-16-vjeteve-mbahet-seance-solemne-ne-kuvendin-komunal-ne-mitrovice-te-veriut

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka uruar të gjithë qytetarët për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se sot për herë të parë, pas 16 vjetëve do të mbahet seancë solemne në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.

“Ne kemi vendosur si asambleistë që Kuvendi në këtë ditë madhështore të festojmë në kuadër të institucioneve tona. Siç e dinë është hera e parë, pas 16-vjetëve që po mbahet një seancë solemne, ku ne do t’i nderojmë qytetarët”, deklaroi ai për Tëvë1.

Ugljanin tha se është krenarë për shtrirjen e sovranitetit në pjesën veriore.

Sepse, qytetarët sidomos ata të veriut kanë sakrifikuar për këtë ditë edhe jemi krenarë që do të mbajmë për herë të parë, shtrirjen e sovranitetit në pjesën veriore. Ne i kemi pasur institucionet, por gjithmonë ka qenë në deskrecion. Ne jemi munduar dhe do të mundohemi në të ardhmen sa ma shumë me qenë në shërbim të qytetarëve për me funksionalizu Kuvendin dhe Komunën”, shtoi ai.

Related posts

“Spitali Rajonal Memorial në Fier do të vazhdojë t’i shërbejë gjithë Shqipërisë”

admin

BE-ja është “alarmuar” nga miratimi i Izraelit për vendbanimet e reja të paligjshme në Kudsin Lindor

admin6

Shkon në 23.357 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin6