RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare Jarinje

bllokohet-qarkullimi-i-automjeteve-ne-dalje-te-pikes-kufitare-jarinje

Qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare në Jarinje është bllokuar që nga mëngjesi i sotëm.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bllokimi ka ndodhur për shkak të punimeve që po zhvillohen në anën e Serbisë, ku rruga po pastrohet me makineri të rënda, përfshirë bagerë dhe kamionë.

Si pasojë e këtyre punimeve, aktualisht asnjë automjet nuk mund të lëvizë në drejtim të daljes nga kjo pikë kufitare.

Autoritetet kanë bërë të ditur se për çdo informatë shtesë qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat 045 198 000, 045 198 606 ose në numrin pa pagesë 0800 50095.

Related posts

Zbardhet agjenda e takimit Kurti-Vuçiq, në fokus propozimi evropian

Muhamet Ramadani

“Kapiteni ishte në gjumë kur…”- Anëtari i ekuipazhit rrëfehet para hetuesve për tragjedinë në brigjet e Sicilisë: Jahti nisi të anohej dhe të fundosej, shpëtuam ata që mundëm

admin

Turkish Airlines zgjat deri më 1 mars fluturimet e evakuimit falas nga qytetet në zonat e tërmetit

admin