RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BM – Qeveria miraton ndërtimin e centralit të ri bërthamor “Sizewell C”

bm-–-qeveria-miraton-ndertimin-e-centralit-te-ri-berthamor-“sizewell-c”

Qeveria britanike do të vazhdojë me ndërtimin e një centrali të ri bërthamor “Sizewell C” në Suffolk, njoftoi të enjten kancelari Jeremy Hunt.

Hunt u tha deputetëve se projekti do të krijojë 10 000 vende pune me aftësi të larta, si dhe do të sigurojë energji elekrike të besueshme dhe me pak karbon për gjashtë milionë banesa.

Në deklaratë thuhej se në varësi të miratimeve përfundimtare, kontratat do të nënshkruhen me palët përkatëse, përfshirë EDF, deri në fund të këtij muaji.

Dyshimet u ngritën muajin e kaluar pas raportimeve se projekti shumëmiliardë paund mund të anulohej.

Por, Hunt tha se qeveria do të investonte 700 milionë paund në ndërtimin e centralit të ri bërthamor “Sizewell C”, duke shtuar se BM ishte i pari shtet që mbështet një projekt bërthamor në më shumë se 30 vjet.

“Ka vetëm një mënyrë për të mos qenë në mëshirën e çmimeve ndërkombëtare të gazit, pavarësia energjetike e kombinuar me efikasitetin e energjisë”, tha ai.

“Britania e Madhe është një lider global në energjinë e rinovueshme”, shtoi ai.

Related posts

Vuçiq refuzon të takohet me Kurtin në Bruksel, kërkon largimin e policisë dhe kryetarëve nga komunat në veri

admin

Pas Kurtit, Lajçak shkon për ta takuar Vuçiqin në Serbi

rezart morina

Çdo i shtati pensionist në Zvicër jeton në varfëri

admin