RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çdo i shtati pensionist në Zvicër jeton në varfëri

cdo-i-shtati-pensionist-ne-zvicer-jeton-ne-varferi

1 në 7 persona mbi 65 vjeç bien nën kufirin e të ardhurave prej 2279 frangash në muaj, që është kufiri i varfërisë në Zvicër

1 në 7 persona mbi 65 vjeç bien nën kufirin e të ardhurave prej 2279 frangash në muaj, që është kufiri i varfërisë në Zvicër

Pensionistët me pensione të ulëta në Zvicër janë veçanërisht të prekur nga rritja e kostos së jetesës. Kështu shkruajnë sot gazetat e të dielës “SonntagsZeitung” dhe “Le Matin Dimanche”, bazuar në një sondazh të realizuar nga Pro Senectute.

Sipas sondazhit në fjalë, 295.000 persona në Zvicër, në moshë pensioni, janë në rrezik të varfërisë, transmeton albinfo.ch. Ky rrezik është veçanërisht i madh në Ticino.

Personat nga kjo kategori duhet të mjaftohen me të ardhura prej rreth 2500 CHF në muaj. Ndërsa, çdo i shtati person mbi moshën 65 vjeç bie nën kufirin e të ardhurave prej 2279 frangash në muaj. Kjo shumë konsiderohet si kufiri i varfërisë në Zvicër.

Shumë pensionistë mund gëzojnë jetë të mirë por megjithatë, çdo i pesti i moshuar është në rrezik akut për tu varfëruar ose është tashmë i varfër.

Pro Senectute pret që varfëria në pleqëri të vazhdojë të rritet. /albinfo

Related posts

Ndahet nga jeta gazetari i njohur amerikan, u rrëmbye dhe u mbajt peng për shtatë vjet gjatë luftës civile në Liban

admin

Fidan: Hamasi i gatshëm për armëpushim të qëndrueshëm, Izrael të tregojë të njëjtin angazhim

admin

Rregullorja për metanin synon të reduktojë emetimet globale, ja çfarë përmban! Kontrolle sistematike për të zbuluar rrjedhje në tubacione

admin