RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borell fton ministrin palestinez dhe atë izraelit në takim urgjent të BE-së

borell-fton-ministrin-palestinez-dhe-ate-izraelit-ne-takim-urgjent-te-be-se

Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit në Gaza kanë bërë që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, të organizojë takim urgjent të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Borrell në rrjetin social X njoftoi se në takimin urgjent jozyrtar për çështjen Izrael-Palestinë të ministrave të Jashtëm të BE-së, u ftuan edhe ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen dhe ministri i jashtëm palestinez Riyad al-Maliki.

Borrell nuk dha informacion nëse ministrat e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Takimi, i cili do të mbahet nëpërmjet video-konferencës, është planifikuar të fillojë në orën 16:00 me orën e Brukselit.

BE-ja dhe vendet e saj anëtare, teksa reaguan ndaj sulmeve të Hamasit në mëngjesin e 7 tetorit, publikuan mesazhe mbështetjeje për Izraelin. /trt

Related posts

Ngjarja e rëndë në Moskë, Rusia pretendon se ka prova që e lidhin sulmin me Ukrainën

admin

BE-ja thirrje Izraelit të kompensojë dëmin për shembjen e shkollës së ndërtuar me financimet e saj

rezart morina

Brigadat Kassam: Në 3 ditët e fundit janë vrarë 36 ushtarë izraelitë dhe janë shkatërruar 72 automjete ushtarake

rezart morina