RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borrel kërkon uljen e tensioneve në Izrael dhe Jerusalemin Lindor

borrel-kerkon-uljen-e-tensioneve-ne-izrael-dhe-jerusalemin-lindor

Bashkimi Evropian deklaroi se tensionet në rritje në Izrael dhe në territoret palestineze të pushtuara janë shqetësuese dhe se palët duhet të ulin tensionet.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, dha një deklaratë në lidhje me ngjarjet në të cilat humbën jetën nëntë palestinezë në bastisjen që ushtria izraelite kreu mëngjesin e së Enjtes në kampin e refugjatëve Jenin ne veri të Bregut Perëndimor nën pushtim dhe për sulmin në një sinagogë në Jerusalemin Lindor ku humbën jetën shtatë persona.

“Në Bregun Perëndimor bashkë me ngjarjen në Jenin ka arritur në 30 numri i palestinezëve që kanë humbur jetën. Bashkë me sulmet e fundit terroriste, BE-ja i kupton shqetësimet legjitime për siguri të Izraelit por përdorimi i forcës që shkakton vdekje duhet të jetë vetëm zgjidhja e fundit që duhet të zbatohet”, tha Borrell.

Ai tha se BE-ja është e shqetësuar për rritjen e tensioneve në Izrael dhe në territoret palestineze të pushtuara dhe se u bën thirrje të gjitha palëve të bëjnë gjithçka që duhet për të ulur tensionet.

Related posts

Presidenti i Qipros Turke: Kurrë nuk do të heqim dorë nga atdheu, sovraniteti dhe shteti ynë

admin

Huthit shënjestruan një anije amerikane në Gjirin e Adenit

Muhamet Ramadani

Frikë për sulme të reja nga SHBA, Irani mbyll hapësirën ajrore në pjesën perëndimore

admin