Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer nuk ka mundur të përmbahet dhe ka reaguar ashpër ndaj Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, ku në kabinet ka dy ministra të sanksionuar për korrupsion.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës muaj më parë i kishin vendosur sanksione zëvendëskryeministrit të ri, Aleksander Vulin dhe ministri pa portofol, Nenad Popoviq.
Deputeti gjerman ka shprehur habinë për një qëndrim të tillë të kryediplomatit të BE-së duke e cilësuar qasjen e Borellit si “politikë delirante dhe të shurdhër ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor”.
Ai më tutje ka pyetur se si një Përfaqësuesi i Lartë dhe Zëvendës President “mund ta bëjë një budallallëk të tillë”.
“Dhe ai menjëherë merr përgjigjen e merituar nga Milos Vuçeviq i cili sinjalizon qartë se: Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE- me kushtet ruse”, ka shkruar ai në platformën X.
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme kanë reaguar ndaj deklaratës së Borellit edhe deputeti gjerman, Michael Roth si dhe ish-ministri i Jashtëm malazez, Miodrag Vlahoviq.
“E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Lexo po ashtu
“E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nenad Popoviq është i sanksionuar nga SHBA-ja që nga nëntori i vitit 2023, ndërsa sanksionet ndaj Vulinit u vendosën në korrik të të njëjtit vit. Të dy janë në “listën e zezë”, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tyre me Kremlinin.
Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se SHBA-ja është “e zhgënjyer” nga propozimi i Vulinit dhe Popoviqit dhe shtoi se të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur mirë”.