RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrell: Fatkeqësisht Kurti nuk e pranoi propozimin tonë, ndërsa Vuçiqi po

borrell:-fatkeqesisht-kurti-nuk-e-pranoi-propozimin-tone,-ndersa-vuciqi-po

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur rreth mbarëvajtjes së takimit të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Sipas Borrellit, Kurti nuk ka qenë i gatshëm që ta pranojë propozimin e bërë nga diplomatët evropianë, ndërsa Vuçiqi po.

“Fatkeqësisht pas një takimi të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm të vazhdojë për fillimin e procesit të krijimit të Asociacionit. Ai insistonte në formalizimin e njohjes de-facto, si hap i parë. Duhet ë them që Vucic e pranoi propozimin evropian për implementimin e marrëveshjes. Ai erdhi me propozimin e vetë, por e pranoi propozimin tonë. Provuam fortë, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur të kapërcenim dallimet. Nuk kishte progres në de-eskalimin e tensioneve në veri. Si rikujtesë, 27 shtete anëtare kanë kërkuar për hapa konkret për zgjidhjen e krizës. Disa hapa janë marrë nga Kosova, por ata dështuan të plotësojnë kushtet për de-eskalim të plotë”, ka thënë Borell

Related posts

Berisha mbetet jashtë Grupit Parlamentar të PD-së

RTI

Rrëzohet një helikopter afër Kievit, humbin jetën 16 persona përfshirë ministrin e Brendshëm ukrainas

admin

Rritet në 34.183 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

RTI