RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 34.183 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-34.183-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Është rritur në 34.183 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite vazhdon prej 200 ditësh në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 200 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 32 palestinezë ndërsa 59 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 34.183 ndërsa i të plagosurve në 77.143.

Po ashtu thuhet se numri i personave të vrarë në 10 ditët e fundit në Gaza është 469.

Më tej theksohet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Related posts

‘Le Soir’: Shqipëria, parajsë për të mos u humbur

admin

LSDM dhe OBRM-PDUKM refuzojnë kërkesën e BDI-së që presidenti të zgjidhet në Kuvend

RTI

Brigadat Kuds thonë se kanë kryer sulme të shumta në Khan Younis

admin6