RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrell: Marrëdhëniet e panormalizuara Kosovë – Serbi “pengesë” për integrimet evropiane

borrell:-marredheniet-e-panormalizuara-kosove-–-serbi-“pengese”-per-integrimet-evropiane

Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në diskutimin me kryediplomatët rajonalë për zgjerimin e bllokut evropian, ka përmendur si “pengesë” marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht ngecjet në dialogun që lehtëson Brukseli.

Borrell është shprehur se “dinamika që do të incicojë Ukraina” në procesin e zgjerimit dhe anëtarësimit në BE do të përkthehet në përparim edhe për të gjitha vendet që kanë kandidaturat e tyre për hyrje në bllokun evropian.

“Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e një procesi negociues me Ukrainën. Kjo do të shkaktojë një ortek të vendeve të tjera që duan të anëtarësohen. Ka një pengesë në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por dinamika që do të iniciojë Ukraina do të ndikojë në të gjithë vendet kandidate që aktualisht presin radhën e tyre në procesin e negociatave”, tha Borrell.

Tutje, Borrell ka theksuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

Related posts

BE i akordon Libisë 5,2 milionë euro shtesë për përballimin e stuhisë

rezart morina

Hungaria: Bullgaria në Shengen vetëm nëse e largon taksën për gazin rus

admin

Ilaçet dhe ndihmat kanë hyrë në Gaza thotë zyrtari i Katarit

admin