Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja po mbështet bashkëpunimin ushtarak rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka përmendur Bosnjë e Hercgovinën dhe Maqedoninë Veriore.
“Në Ballkanin Perëndimor, ne po mbështesim bashkëpunimin ushtarak rajonal, si dhe Bosnje-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut. Ne po mbështesim gjithashtu Moldavinë dhe Gjeorgjinë në fqinjësinë lindore dhe Jordaninë dhe Libanin në fqinjësinë jugore”, thuhet në një deklaratë të Borrell ku ka folur për situatën e sigurisë dhe rritjen e kapacitete mbrojtëse të vendeve të BE-së.
Borrell ka përmendur edhe ndihëm ndaj Ukrainës në luftën ndaj Rusisë
“Ne i kemi dhuruar Ukrainës 500.000 predha artilerie dhe deri në fund të vitit do të jenë më shumë se 1 milion. Përveç kësaj, industria evropiane e mbrojtjes po i siguron Ukrainës 400.000 predha përmes kontratave tregtare. Iniciativa çeke për të blerë municion jashtë BE-së vjen si shtesë e këtyre përpjekjeve. Megjithatë, nuk është aspak e mjaftueshme dhe ne duhet të rrisim kapacitetin tonë të prodhimit dhe burimet financiare të dedikuara për të mbështetur Ukrainën”, ka thënë ai.
Borrell ka përmendur edhe rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes nga shtetet e BE-së duke theksuar nevojën për rritjen e prodhimit ushtarak nga vet shtetet e BE-së