RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vitia takon Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, flasin për gjendjen në shëndetësi

vitia-takon-ambasadorin-e-turqise-ne-kosove,-flasin-per-gjendjen-ne-shendetesi

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angili me të cilin bashkëbiseduan lidhur me gjendjen e sistemit shëndetësor publik në vendin tonë.

Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin për angazhimin institucional, për ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe investimet infrastrukturore të cilat do të ndikojnë në lehtësimin e marrjes së shërbimeve nga qytetarët.

Gjatë takimit u diskutua edhe për shfrytëzimin racional të kapaciteteve spitalore me qëllim të përmbushjes së nevojave për qytetarët.

“Në kuadër të reformimit të sistemit shëndetësor, jemi duke vënë në binarët e duhur aspektin legjislativ i cili është bazë për një shëndetësi moderne për brezat e ardhshëm. Gjithashtu, paralelisht jemi duke investuar në infrastrukturë si dhe duke bërë harmonizimin dhe strukturimin e kapaciteteve ekzistuese”, tha ndër të tjera, ministri Vitia.

Temë diskutimi ishte edhe çështja e sigurimeve shëndetësore, ndërsa Ministri Vitia tha se Qeveria është e përkushtuar në përmbushjen e kësaj objektive dhe se ka ndërmarrë veprime konkrete. Në funksion të këtij qëllimi, ai e njoftoi ambasadorin turk për fazën finale të studimit të fizibilitetit të Sistemit Informativ Shëndetësor (SISh) i cili do të mundësojë orientimin strategjik dhe do të jetë përcaktues për zhvillimin e sistemit shëndetësor në të ardhmen.

Nga ana e tij, Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Tunç Angili e falënderoi ministrin Vitia për takimin dhe ripërsëriti gatishmërinë e shtetit turk që me përvojën e tyre, të ë kontribuojnë për realizimin e reformave në shëndetësi të cilat janë në interes të qytetarëve.

Related posts

“Lufta me Ukrainën po mbaron”- Putin: Takim me Zelensky vetëm në rast marrëveshjeje, për bisedime me evropianët preferoj…

admin

Përshkallëzohet konflikti Izrael-Hezbollah, OKB e alarmuar: Mbi 30 mijë njerëz janë larguar nga Libani në Siri për 72 orë

admin

Qeveria amerikane ofron shpërblim deri në 10 milionë dollarë për këdo që ka informacion në lidhje me këtë person

admin