RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrell pas takimit me presidentët e rajonit: Po përgatitemi për valën e ardhshme të zgjerimit

borrell-pas-takimit-me-presidentet-e-rajonit:-po-pergatitemi-per-valen-e-ardhshme-te-zgjerimit

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka takuar gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Borrell tha se më ta diskutuan sfidat aktuale globale, përafrimin, punën e përbashkët në forume shumëpalëshe dhe reformat.

“Takimi tradicional me gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, anëtarët e ardhshëm të BE-së. Ne diskutuam sfidat aktuale globale, përafrimin, punën e përbashkët në forume shumëpalëshe dhe reformat. Duke u përgatitur për valën e ardhshme të zgjerimit, ne duam ta bëjmë realitet integrimin progresiv”, ka shkruar Borrell në X.

Related posts

Mediat izraelite: Trump hodhi poshtë propozimin e Netanyahut për t’i bërë thirrje popullit iranian për revoltë

admin

Temperatura rekorde në Meksikë, qindra të vdekur

Muhamet Ramadani

Përmbytje në rajonet e Shkupit, Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës

Irfan Jahiu