RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borrell: Putini po sakrifikon ushtrinë dhe njerëzit për të mbijetuar

borrell:-putini-po-sakrifikon-ushtrine-dhe-njerezit-per-te-mbijetuar

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Presidenti rus, Vladimir Putin, “po sakrifikon ushtrinë dhe popullin e tij për të mbijetuar, për të ruajtur pushtetin dhe pozicionin e tij politik”.

Ai tha se ndihma e BE-së për Ukrainën ka qenë shumë graduale dhe se Rusia ka dështuar në përpjekjen e saj për ta pushtuar sa më shpejt Ukrainën.

“Ndihma e BE-së për Ukrainën ka qenë graduale. Rusia ka dështuar në përpjekjen e saj për një pushtim të shpejtë të Ukrainës”, tha Borrell.

Borrell më pas përmendi Mariupolin si një shembull të tmerreve të luftës në Ukrainë, duke e krahasuar atë me bombardimin e Guenicës gjatë Luftës Civile Spanjolle.

Duke folur për krimet e luftës të kryera në Ukrainë dhe vuajtjet e popullsisë, Borrell përsëriti nevojën për “një zgjidhje të negociuar”.

Ai gjithashtu tha se Rusia është larg arritjes së një fitoreje, edhe pse kundërofensiva ukrainase nuk arriti të thyejë ndjeshëm frontin. /ora

Related posts

Zelenskyy vendos sanksione ndaj bizneseve që plotësojnë nevojat e ushtrisë ruse

Muhamet Ramadani

Kallas paralajmëron SHBA-në: Tarifat do t’i shërbejnë Kinës dhe Rusisë

Muhamet Ramadani

KQZ: Deri në ora 15:00 në katër komunat në veri votuan 1 mijë e 092 qytetarë

Muhamet Ramadani