RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borrell: Rusia po përpiqet ta kthejë Ukrainën në ”ferr”

borrell:-rusia-po-perpiqet-ta-ktheje-ukrainen-ne-”ferr”

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Rusia po përpiqet ta kthejë Ukrainën në një “vrimë të zezë”, duke e shtyrë atë në errësirë ​​dhe të ftohtë.

Borrell u prononcua për gazetarët përpara se të merrte pjesë në takimin e ministrave të zhvillimit të vendeve të BE-së.

Duke thënë se në takim do të diskutohet rindërtimi i Ukrainës, Borrell tha: “Ne duhet të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën. Putini vazhdon të bombardojë Ukrainën. Putini po përpiqet ta kthejë Ukrainën në një vrimë të zezë ku nuk ka dritë, energji elektrike dhe ngrohje për t’i vënë ukrainasit në errësirë ​​dhe të ftohtë”.

Përfaqësuesi i BE-së theksoi se në takim do të diskutohet për situatën në Ukrainë në aspektin e krizës humanitare. /atsh

Related posts

Himni kombëtar i Iz’raelit u fërshëllua me zë të lartë në ndeshjen olimpike të futbollit

Muhamet Ramadani

Raport nga Londra: Shqiptarët nuk kanë nevojë për azil në Britani, vendi i tyre është i sigurt

admin

Pakënaqësitë me paga dhe shtesat, Sindikata e Policisë me peticion

admin